Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se mysafirit nga Brukseli i ka shprehur mirënjohje ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare por edhe teknike dhënë Kosovës, njofton Gazeta Sinjali.
Ndërsa, kreu i PDK-së i është ankuar për faktin që Bashkimi Evropian është vonuar në shumë aspekte me rajonin tonë në përgjithësi dhe ka lënë pas dore në mënyrë të veçantë Kosovën.
“Zvarritja e liberalizimit në kushtet kur Kosova ka vite që ka përmbushur kriteret, ka bërë që shumë qytetarë të Kosovës të ndihen të trajtuar në mënyrë selektive nga BE”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Gazeta Sinjali/
Ky është postimi i plotë i tij: