Vesa Vllasaliu e cila i është bashkuar kastit të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, ka bërë bujë së fundmi me deklaratat për ish-lidhjes e saj me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha.
Ajo gjatë një bisede me disa nga banoret e BBVK-së është shprehur se ndjehet në faje pse nuk e ka dëgjuar babin e saj sa i përket kësaj lidhjeje.
Ndër tjera, teksa është pyetur në veçanti për Mërgimin, ajo deklaroi se nuk e ndjen më si shqiptar, pasi i njëjti nuk ka pranuar të luajë për Kosovën.
“Kush e tradhton Kosovën s’është për mua shqiptar. Më vjen keq”, ka thënë Vllasaliu.
Mërgim Berisha me prejardhje nga Kosova luan për Kombëtaren e Gjermanisë.