image Vesa Smolica jep detaje për projektin e ri muzikor "Mbret i tradhtisë"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Vesa Smolica jep detaje për projektin e ri muzikor “Mbret i tradhtisë”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica e ka gati projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Mbret i tradhtisë” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një prononcim për gazetën, artistja ka treguar se për melodinë dhe tekstin e këtij projekti është përkujdesur vetë ajo, ndërsa producent është K Master.

Më tutje, Vesa ka treguar se për dukjen në këtë videoklip ka bashkëpunuar me dizajnerin Egzon Kazagiqi, grimeren Fiona të njohur me emrin si “The Spoiled Daughter”, si dhe stilistin Kaci Lleshi.

https://www.instagram.com/p/B8UGXtMloZN/

“Mbret i tradhtisë”, do të publikohet më datën 13 të këtij muaji në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube.

Teksa kujtojmë se Vesa Smolica njihet edhe si njëra ndër artistet që performon live në mbrëmje të ndryshme muzikore./Gazeta Sinjali/