Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë. Piloti belg ka arritur të fitojë përsëri dhe qëndron i pari në renditjen e përgjithshme të pilotëve me 156 pikë, përcjell Gazeta Sinjali Sport.
I dyti në këtë garë u rendit Lewis Hamilton dhe podiumin e mbylli Botas. Në vendin e katërt u klasifikua Perez dhe i pesti Norris. Leklerk u rendit në vendin e shtatë ndërsa Alonso në të 9-in.
Raikonen në vendin e 11 dhe Riçardo në vendin e 13. Sakaq në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve është Verstappen me 156 pikë në krye, i dyti renditet Lewis Hamilton me 138 pikë dhe podiumin e mbyll Sergio Perez me 96 pikë.
Në renditjen e skuderive është Red Bulli që kryeson bindshëm me 252 pikë, Mercedes i dyti e 212, Meklaren-Mecedes me 12 dhe Ferrai i katërti me 108 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/