image Hamilton e uron Verstappenin: Urime për Max dhe skuadrën e tij, shohim çka ndodh në vitin tjetër

Futboll

Hamilton e uron Verstappenin: Urime për Max dhe skuadrën e tij, shohim çka ndodh në vitin tjetër

news image

Lewis Hamilton ka uruar kampionin e ri të Formula 1, Max Verstappen.

Verstappen ishte më i shpejti në garën e fundit të këtij viti, krejt falë një aksidenti katër xhiro para fundit të garës.

Pas fundit të garës, Hamilton ka uruar rivalin e tij holandez, duke vënë sytë tashmë kah sezoni i radhës.

“Së pari, shumë urime për Max dhe skuadrën e tij”, ka thënë Hamilton.

“Por, jam shumë krenar për skuadrën time dhe ne kemi dhënë gjithçka. Unë ndjehesha mirë në bolid kohëve të fundit. Shohim se çfarë ndodh vitin tjetër”, ishin fjalët e britanikut.

Hamilton ndjekë titullin e tetë të kampionit, për të tejkaluar Michael Schumacher.  /Gazeta Sinjali Sporti/