image Publikohet lista me 20 pilotët për vitin 2022 në Formula 1, Hamilton pjesë e saj

Sporte të tjera

Publikohet lista me 20 pilotët për vitin 2022 në Formula 1, Hamilton pjesë e saj

news image

Formula 1 para pak momenteve ka publikuar listën e 20 pilotëve që do garojnë për titullin e kampionit të botës për vitin 2022.

Pavarësisht që kishte shumë spekulime që pas titullit të humbur në dhjetor, piloti Lewis Hamilton do pensionohet, kjo nuk është aspak e vërtet, ngase do garojë me Mercedes edhe në vitin 2022.

Këtë e konfirmoi Formula 1 përmes komunikatës zyrtare të publikuar në “Twitter”, ku bëri me dije secilin pilot që do garojë për vitin 2022.

Mercedes – Lewis Hamilton dhe George Russell

Red Bull – Max Verstappen dhe Sergio Perez

Ferrari – Charles Leclerc dhe Carlos Sainz

McLaren – Daniel Ricciardo dhe Lando Norris

Alpine – Fernando Alonso dhe Esteban Ocon

AlphaTauri – Pierre Gasly dhe Yuki Tsunoda

Aston Martin – Sebastian Vettel dhe Lance Stroll

Williams – Nicholas Latifi dhe Alex Albon

Alfa Romeo – Zhou Guanyu dhe Valtteri Bottas

Hass – Nikita Mazepin dhe Mick Schumaher

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Formula 1 për pilotët pjesëmarrës për këtë vit:

https://www.formula1.com/en/latest/article.2022-f1-grid-all-the-drivers-and-teams-racing-this-season.3L1E0DrPLfzmN9GNMZcE5m.html

Ndërkohë, mbetet të shihet nëse do ketë ndonjë garë të ‘zjarrtë’ siç ishte ajo e vitit të kaluar, ku titulli u vendos tek në garën e fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/