Max Verstappen është shpallur kampion bote në Formula 1 për herë të parë në karrierën e tij.
24 vjeçari holandez ka arritur të fitojë garën e madhe të Abu Dhabi, duke i siguruar vetes njëkohësisht titullin e parë të kampionit botëror.
Piloti i Red Bull ka bërë një sezon të shkëlqyer, dhe shkëlqyeshëm e mbylli duke lënë mbrapa shtatë herë kampionin nga Britania e Madhe, Lewis Hamilton.
Verstappen dha absolutisht më të mirën nga vetja këtë edicion, shpesh duke prekur limitet e tij – dhe krejt kjo falë një rivali brilant si Lewis Hamilton që nuk mund të mposhtej ndryshe.
Anëtari i Red Bull për të arritur deri tek titulli i kampionit këtë vit, arriti të fitonte 10 gara në total, si dhe 10 herë ishte në ‘Pole-position’
Fitoret e Verstappen këtë edicion janë shënuar në Emilia Romagna GP të Italisë, GP Monaco, GP Francë, Austri (2x), GP Belgjikë, GP Holandë, GP ShBA, GP Meksikë dhe këtë të fundit në Abu Dhabi.
Verstappen mund ta mbyllte sezonin pak më herët, por këtë vit kalendarik nuk arriti ta përfundonte garën deri në fund plot tri herë. Për dallim nga ai, Hamilton nuk mbylli deri në fund vetëm një herë.
Kështu, Max Verstappen ka fituar titullin e tij të parë të kampionit botëror në Formula 1. Ky titull vjen me skuadrën e Red Bull. Tani fillon ndjekja e holandezit drejt emrave si Sena, Schumacher e Hamilton. /Gazeta Sinjali Sporti/