Para pak ditësh, çifti i shumëpërfolur, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit, e cila titullohet “Rosenkrieg”, ku tregohet e gjithë historia e tyre pas ndarjes, shkruan Gazeta Sinjali.
“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.
Loredana shprehet në pjesën e saj se të gjithë të vërtetën e ndarjes e dinë vetëm ata të dy, edhe pse të gjithë mendonin se ishte faji i saj. Kurse Mozzik tregon se gjatë ndarjes ka dalë me shumë vajza të tjera, por më pas kuptoi se pa Loredanën nuk ka kuptim bota, sepse me të ka jetuar momentet më të bukura.
Kjo këngë, e cila ndan një pjesë të jetës së Lorit dhe Mozzik, u pëlqye shumë nga publiku.
Madje si duket edhe vajza e tyre Hana, e ka mësuar këngën përmendësh dhe e këndon bashkë me nënën e saj.
Më poshtë mund ta dëgjoni versionin e Hanës :