Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Altin Ahmeti është sulmuar mbrëmë nga një person, në një lokal të Prishtinës.
Policia njofton se i dyshuari ishte sulmuar nga një person i cili ende gjendet në arrati.
“Viktima mashkull K/Shqiptar, gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në anën tjetër, Ahmeti kishte deklaruar se ishte sulmuar nga pesë persona.
“5 vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. E ftova policinë dhe prokurorinë, nuk i di arsyet e sulmit”, ka thënë Ahmeti.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet./Gazeta Sinjali/