Rrustem Mustafa, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, është aksidentuar sot gjatë ditës me veturë zyrtare në Prishtinë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Gazetën Sinjali se nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti por vetëm dëme materiale.
“Ju informojmë se, me datë 09.04.2020 rreth orës 16:10 në rrugën “Agron Rrahmani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti ka pasur dëme materiale, ndërsa të lënduar nuk ka”, thuhet në përgjigjen me shkrim të policisë.
Për të njëjtin rast nuk kanë informacion Zyra e Presidencës. Të kontaktuar nga Gazeta Sinjali, kanë deklaruar se nuk janë në dijeni për aksidentin.
Në anën tjetër Gazeta Sinjali ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet këshilltari i presidentit Thaçi, Rrustem Mustafa, brenda veturës zyrtare të Presidencës e cila është e aksidentuar./Gazeta Sinjali/