image Vërshohet nga ofertat, Tuchel tregon nëse Broja do të largohet nga Chelsea

Futboll

Vërshohet nga ofertat, Tuchel tregon nëse Broja do të largohet nga Chelsea

news image

E ardhmja e Armando Brojës mbetet ende e paqartë.

Sulmuesi shqiptar ka udhëtuar me skuadrën e Chelseas në turin parasezonal në Amerikë, megjithatë ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e skuadrës së bluve për edicionin 2022-23.

Menaxheri i Chelseas, Thomas Tuchel është pyetur për situatën e shqiptarit dhe ka theksuar se ata nuk kanë ndonjë interes për ta shitur atë.

“Armando Broja është lojtari ynë para së gjithash, dhe tani nuk kemi asnjë interes ta shesim atë. Ai është këtu për të lënë përshtypje”, ka deklaruar gjermani.

West Ham ka dorëzuar një ofertë prej 35 milionë euro për Brojën dhe tani do të varet nga Chelsea nëse do ta pranojë apo jo ofertën.

/GazetaSinjaliSport/