Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë vende të Kosovës, kësaj radhe duke përfshirë edhe komunën e Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Banorët e Deçanit po përballen me përmbytjet të shkaktuara nga reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin tonë, ku hapësira të mëdha janë vërshuar.
Në një video që është publikuar në Facebook, shihet se reshjet e shiut kanë sjellë një sasi të madhe të ujit duke shkaktuar që lumi Bistrica në Deçan të dalë nga shtrati.