image Sot reshje të fuqishme shiu, IHK-ja parashikon rënie temperaturash gjatë vikendit

Kosovë

Sot reshje të fuqishme shiu, IHK-ja parashikon rënie temperaturash gjatë vikendit

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar rënie të temperaturave gjatë vikendit.

Sipas IHK-së, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Të dielën, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

“Të shtunën vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë meteorogjike do të kushtëzoj mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut. Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”, thuhet në paralajmërimin e IHK-së.

“Të dielën mot me ngrica të lehta dhe vranësira  mesatare të përcjella edhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet tutje.

/GazetaSinjali/