image Verifikimi i pakove me vota nga diaspora merr kohë disa ditë

Verifikimi i pakove me vota nga diaspora merr kohë disa ditë

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Shërbimi Votues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon të bëj vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, proces ky që do të marrë kohë disa ditë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili tha se në fund të këtij procesi do të dihet saktë numri i fletëvotimeve që kanë ardhur nga jashtë vendit.

Në QNR, Shërbimi Votues i KQZ-së po bën vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre, të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit përmes postës nga 2 deri më 12 shkurt”, theksoi Elezi për telegrafin.

Elezi tha se këto pako duhet të verifikohen nëse u takojnë votuesve që janë regjistruar si të suksesshëm si votues jashtë vendit, apo nëse pakot plotësojnë kriteret ligjore.

Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse pakot në fjalë janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo nëse pakot e dërguara plotësojnë kriteret ligjore. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, i cili do të na marrë kohë disa ditë, do të dijmë se sa është numri i saktë i fletëvotimeve nga jashtë vendit”, u shpreh Elezi./GazetaSinjali/