image Vera Ora e kujton Nexhmije Pagarushën: Perlë e muzikës shqipe

Showbiz/ Vera Ora e kujton Nexhmije Pagarushën: Perlë e muzikës shqipe

news image

Të premten (7 shkurt) u nda nga jeta ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Artistë të shumtë e kanë përjetuar rëndë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të artistes shqiptare, e cila ka lënë prapa një karrierë të bujshme artistike.

Kështu, shumë njerëz e kanë kujtuar përmes postimeve në rrjete sociale.

Së fundmi, edhe Vera Shatçiu-Ora, nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka kujtuar bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarushën.

“Mora testin oh për me mbush ujë ooo, Nexhmije Pagarusha, perlë e muzikës shqiptare”, ka shkruar Vera.

Këngëtarja e mirënjohur u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare. Artistja e shumë hiteve vuante nga një sëmundje e rëndë qe një kohë./GazetaSinjali/