image Vera do të jetë e Butrint Imerit/ Artisti paralajmëron këngën e re

Bota e Yjeve

Vera do të jetë e Butrint Imerit/ Artisti paralajmëron këngën e re

news image

Këngëtari i shumëpëlqyer nga publiku, Butrint Imeri, nuk do të ndalet as këtë verë. Këngë e tij “Dale”, e cila pa dyshim që është hiti i kësaj vere, duket se nuk do të jetë projekti i fundit i këtij sezonit për këngëtarin, shkruan Gazeta Sinjali.

Butrinti nga studio e tij na solli një video, duke na paralajmëruar për projektin e tij më të ri.

“Kuku” do të jetë melodia e re, tingujt e së cilës dhe zëri i talentuar i Butrintit do të na shoqërojnë gjatë verës.

“Jo, pa hite nuk bon hiq”, tha Butrinti para se ta zbulonte një sekuencë nga kjo këngë, e cila që në sekondat e para kuptohet se do të jetë vërtet një hit.

Epo, mbi 20 milionë adhuruesit e tij që kanë dëgjuar në YouTube këngën “Dale”, Butrinti nuk mund t’i lë të presin edhe gjatë./Gazeta Sinjali/