image Veprimi i Adriana Matoshit derisa kolegët e saj po përplaseshin (Video)

Politikë

Veprimi i Adriana Matoshit derisa kolegët e saj po përplaseshin (Video)

news image

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka pasur përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së, pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Kjo përplasje duket se nuk i ka bërë fort përshtypje deputetes së re të Kuvendit, Adriana Matoshit.

Përderisa kolegët e saj po përplaseshin verbalisht, ajo ka shfrytëzuar atë moment që të bëjë video.

Fillimisht duket se i bën video vetes, e më pas e kthen telefonin edhe në drejtim të daljes së Kuvendit dhe incizon kolegët.

/GazetaSinjali/