image Veprimet që duhet t’i bëni të shpëtoni telefonin tuaj nëse ju bie në ujë

Telefona

Veprimet që duhet t’i bëni të shpëtoni telefonin tuaj nëse ju bie në ujë

news image

Ndodhë shpesh të pësojmë aksident me telefonët tanë, madje ndodhë që telefoni ynë të përfundoj në ujë dhe natyrisht se ne do tentojmë ta shpejtojmë atë.

Duke u informuar me disa taktika, ju mund ta kaloni këtë situar pa ndonjë shpenzim të hollash.

-Nxirreni menjëherë nga uji/ Mund të mendoni se tashmë është tepër vonë dhe madje nuk ia vlen të nxitoni për ta marrë telefonin. Sidoqoftë, çdo sekondë ka rëndësi dhe nëse jeni me fat, mund ta shpëtoni telefonin tuaj.

Fikeni/ Telefoni juaj do të fiket automatikisht kur bie në ujë, por nëse nuk ndodh, mos hezitoni ta fikni ose të hiqni baterinë për ta fikur menjëherë. Kjo do ta mbrojë atë nga dëmtimi i qarkut.

Hiqni baterinë (nëse është e mundur)/ Nëse keni një telefon që nuk ju lejon ta hiqni baterinë, të tilla si “iPhone”, kalojeni këtë hap. Nëse e hiqni, do të ndërpritet furnizimi me energji dhe do të shmangni dëmtimet e mëtejshme.

Nxirrni kartat SIM dhe kartën e memories, si dhe të gjitha pajisjet e tjera “periferike”/ Pasi t’i keni hequr, mblidheni telefonin me një leckë mikrofibër ose me një peshqir (rekomandohet të mos përdorni letër sepse grimcat mund të bllokohen në boshllëqet e telefonit).

Vendoseni në një qese vakumi/ Në këtë mënyrë ju mund të nxirrni ujin që mund të ketë mbetur në ato zona ku është e vështirë për ta pastruar. Vendoseni telefonin në një qese plastike dhe thithni ajrin, duke krijuar një efekt vakumi. Kjo do të thithë lëngun nga pjesët e brendshme të telefonit.

Vendoseni në një tas me oriz/ Jo, nuk është një mit. Tharja e telefonit me një shami nuk ju lejon të arrini brenda telefonit, dhe do t’ju duhet diçka për të thithur lagështinë … si orizi i papjekur. Vendoseni telefonin dhe të gjitha pjesët e tij në një tas me oriz dhe lëreni aty për rreth dy ditë.

Ndizeni telefonin/ Është shumë e rëndësishme t’i jepni telefonit të paktën dy ditë kohë që të thahet dhe t’i rezistoni dëshirës për ta ndezur, sepse mund të jetë një sasi të vogël uji që mbetet brenda dhe të gjitha përpjekjet tuaja do të jenë të padobishme. /Gazeta Sinjali/