image Ventilatori shkakton zjarr në një spital në Rusi, vdesin pesë pacientë me COVID-19

Botë

Tragjike/ Ventilatori shkakton zjarr në një spital në Rusi, vdesin pesë pacientë me COVID-19

news image

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një spital në Shën Petersburg të Rusisë, ku si pasojë e një zjarri 5 pacientë me koronavirus kanë vdekur.

Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtë në një ventilator.

“BBC” shkruan se zjarri shpërtheu në repartin e kujdesit intensiv. Po ashtu bëhet e ditur se 150 persona janë evakuuar nga spitali.

Rusia zë vendin e katërt në botë sa i përket numrit të të infektuarve, duke e larguar nga kjo pozitë Italinë. /Gazeta Sinjali/