Një 36-vjeçar shqiptar dhe një ish-futbollist i njohur italian kanë rënë në prangat e karabinierëve.
Shqiptari dhe ish-futbollisti italian së bashku me dy persona të tjerë akuzohen për gjobvënie dhe tentativë vrasjeje.
Sipas mediave italiane 36-vjeçari shqiptar së bashku me 3 personat e tjerë më 22 tetor të vitit 2022 kanë lënë të plagosur një 45-vjeçar në Acilia.
Në atë që karabinierët e konsiderojnë si atentat të mirëfilltë, 45-vjeçari shpëtoi për mrekulli nga breshëria e plumbave, ndërsa Gjykata e Romës kishte lëshuar urdhër-arrestet, tashmë të ekzekutuara nga policia për 5 persona.
Sipas dosjes së prokurorisë e cila ka rindërtuar ngjarjen e tetorit të vitit 2020, ku 45-vjeçari u tentua të eliminohej për shkak të pazareve të trafikut të drogës, ka rezultuar gjithashtu se personi ndaj të cilit është bërë atentat është arrestuar në vitin 2017 për shkak se ishte kapur me kokainë.
Ai kërkonte çdo muaj nga autori i atentatit rreth 1000 euro (në total rreth 40 mijë euro) , si kompensim për ruajtjen e drogës për llogari të personave të tjerë.
Për këtë arsye, personi që ishte viktimë e zhvatjes së 45-vjeçarit kishte vendosur ta eliminonte atë. Policia arrestoi edhe vetë 45-vjeçarin që i shpëtoi atentatit dhe mbeti i plagosur.
Ndaj tij është ngritur akuza e shantazhit dhe zhvatjes. Dy nga 4 personat që dyshohen të jenë të përfshirë në tentativën e vrasjes është një 34-vjeçari italian, ish-futbollist profesionist.
Atij i janë gjetur edhe 27 kilogramë kokainë. Gjithashtu edhe një 36-vjeçar. Të katër personat janë lënë në burg pasi akuzohen edhe për përfshirje në trafikun e drogës dhe me lidhje mafioze.