Ndeshja mes Manchester Cityt dhe West Ham është vendosur që të zhvillohet me 19 shkurt, e mërkure.
Kjo ndeshje ishte parashikuar të zhvillohej në fundjavën që e lamë pas, por për shkak të motit jo të mirë, ajo ishte shtyrë.
Dy klubet kanë refuzuar që të luajnë ndeshjen gjatë kësaj fundjave për shkak se është në mes të pushimit dimëror të Premier Ligës.
Premier Liga i ka urdhëruar klubet që të mos luajnë asnjë miqësore gjatë pushimit dimëror, për t’i dhënë pushim lojtarëve. /Gazeta Sinjali/