image Vendosen datat për fushatën zgjedhore dhe për votimin me postë për zgjedhjet komunale

Kosovë

Vendosen datat për fushatën zgjedhore dhe për votimin me postë për zgjedhjet komunale

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot planin operacional për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë plan, janë të listuara të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat do të realizohen për përgatitjen e zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

Zëdhënësi i këtij KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Sinjalin se sot është hapur afati për regjistrimin e partive politike, të cilat duhet të marrin pjesë në këtë zgjedhje.

Ky afat do të zgjasë deri më 16 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme dhe deri më 16 gusht, subjektet politike kanë afat për të paraqitur aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve dhe dorëzimin e emrave të kandidatëve”, tha Elezi.

Ndërkaq, ai bëri të ditur se fushata zgjedhore për zgjedhjet komunale do të fillojë më 16 shtator dhe do të zgjasë 30 ditë.

“Pas përmbylljes së procesit të certifikimit dhe tërheqjes së shortit, është paraparë fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët. Kjo fushatë është 30 ditore, sepse kështu parashihet në ligj. Fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor”, tha ai.

Sa i përket diasporës, Elezi tha se mërgimtarët do të kenë mundësi që të regjistrohen si votues nga 10 korriku deri më 18 gusht.

“Po ashtu, sipas këtij plani, 40 ditë është afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës (10 korrik – 18 gusht), ndërsa periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 31 ditë (15 shtator – 15 tetor)”, tha ai./Gazeta Sinjali/