image Vendos "goli" i Muriqit, Mallorca mposht Real Madridin

Futboll

Vendos “goli” i Muriqit, Mallorca mposht Real Madridin

news image

Mallorca e ka befasuar Real Madridin duke e mposhtur në shtëpi.

Klubi ishullor ka triumfuar ndaj kampionëve, duke fituar me rezultat minimal 1-0.

Goli vendimtar erdhi nga sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Pas një harkimi në zonë, Muriqi u gjend mjaft mirë për të realizuar një gol të bukur me kokë nga mbrapa në minutën e 13-të.

Megjithatë pas disa minutave, pas rishikimeve doli që topi ishte devijuar nga mbrojtësi Nacho, duke bërë që goli t’i hiqet kosovarit, dhe t’i numërohet si autogol mbrojtësit spanjoll.

Madrilenët tentuan shumë për të paktën barazimin e rezultatit, duke iu dhënë një mundësi e artë për ta bërë këtë në minutën e 59-të kur u akordua penallti në të mirë të tyre, megjithatë Marco Asensio dështoi nga pika e bardhë.

Me këtë humbje, ‘Galaktikët’ bëjnë një tjetër hap fals në luftën drejt titullit, duke i bërë një tjetër favor liderëve, Barcelonës, e cila tani qëndron me 5+ pikë pastër dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe me një fitore potenciale sonte ndaj Sevillas, kanë mundësi që të shkëputen në 8+ pikë.

Mallorca në anën tjetër me këtë fitore arrin në kuotën e 28 pikëve, e pozicionuar në mesin e tabelës, në pozitën e 10-të.

/GazetaSinjaliSport/