image Vendimi i PZAP-së në favor të Nismës, çka do të ndodhë tutje –deklarohet KQZ-ja

Zgjedhjet/ Vendimi i PZAP-së në favor të Nismës, çka do të ndodhë tutje –deklarohet KQZ-ja

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion për rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor.

Në këtë situatë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Gazetën Sinjali se KQZ do të veprojë në bazë të afateve ligjore ku palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme.

“Këtu kam parasysh dy vendimet që kanë të bëjnë me përjashtim nga rezultati të një pjesë të fletëvotimeve dhe për rinumërimin e 1 472 vendvotimeve. Në këto vendime ka këshillë juridike që lejon ankesën kundër këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i obliguar të respektojë këtë afat ligjor para se të procedojë më tutje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në”, tha Elezi për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, PZAP-ja ka miratuar ankesën e subjektit politik, Nisma Socialdemokrate, që ka të bëjë me 3 mijë votat e ardhura nga Serbia. /Gazeta Sinjali/