image Rinumërimi i votave drejt fundit, pritet të përmbyllet sot procesi

Politikë

Rinumërimi i votave drejt fundit, pritet të përmbyllet sot procesi

news image

Procesi i rinumërimit të një pjese të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit pritet të përfundojë gjatë paradites së sotme, sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deri në mbyllje të ditës së enjte janë rinumëruar 176 nga gjithsej 185 vendvotime të përfshira në këtë procedurë, ndërsa kanë mbetur edhe nëntë vendvotime për t’u verifikuar. Përfundimi i tyre pritet ta mbyllë të gjithë procesin e rinumërimit.

Rinumërimi është zhvilluar në bazë të një vendimi të KQZ-së, i cili parasheh kontroll shtesë për disa vendvotime në komuna të ndryshme, me qëllim garantimin e saktësisë së rezultateve.

Ky veprim mbështetet në rregullat që rregullojnë funksionimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, të cilat i japin KQZ-së të drejtën të urdhërojë rinumërim kur vlerësohet se ekziston nevoja për verifikim shtesë të materialit zgjedhor.

Sipas institucionit përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, kjo masë është paraparë si mekanizëm kontrolli për të adresuar parregullsitë e evidentuara gjatë numërimit të votave për kandidatët për deputetë dhe për të siguruar që i gjithë procesi të përmbyllet me saktësi dhe besueshmëri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/