Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të grupit të shteteve më zhvilluara industriale në botë (G20 ) premtuan sot ndihmë për shtetet e varfra të cilat kanë borxhe dhe shtuan se do të ndihmojnë edhe për tregjet në zhvillim që të kufizohen pasojat negative nga pandemia e COVID-19.
Ministrat dhe guvernatorët sot në video-konferencë u takuan disa ditë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të liderëve të G20 të cilët premtuan 5 miliardë dollarë ndihmë për ekonomitë pas parashikimeve për recesion për shkak të pandemisë COVID-19.
Ata gjithashtu përshëndetën edhe planin për ndihmë prej 160 milionë dollarë të Bankës Botërore, thuhet në shënimin e autoriteteve saudite të cilët këtë vit kryesojnë G-20.