Katër persona janë shpallur në kërkim pasi kanë rrahur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj në Peqin. Ndërkohë po procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Me tu njoftuar policia për sherrin ka shkuar në vendin e ngjarjes.
“Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë” njofton policia.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, kanë shpalluar në kërkim tre vëllezërit të identifikuar me inicialet: E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin. /Gazeta Sinjali/