image Vëllezërit në Kamenicë bëhen llom për prona - Sinjali

Vëllezërit në Kamenicë bëhen llom për prona

news image

Dy persona në Kamenicë kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi që të njëjtit dyshohen se janë përfshirë në një sulm fizik me njëri tjetrin, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë vëllezër, të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Si pasojë e sulmit, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 21:50, në Kamenicë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: