image Vëllaznimi turpërohet nga KF Dukagjini

Futboll

Vëllaznimi turpërohet nga KF Dukagjini

news image

KF Vëllaznimi është mposhtur sot me rezultat 7-0, përballë KF Dukagjinit në Klinë, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.

Gjakovarët udhëtuan në Klinë me skuadrën e juniorëve, pasi që skuadra e seniorëve e ka bojkotuar ndeshjen për shkak të gjendjes të dobët financiare që po kalojnë kuqezinjët, transmeton Sinjali Sportiv.

Vëllaznimi momentalisht është pa donatorë dhe e ardhmja e klubit gjakovar, duket e “mjegullt” .

/Sinjali Sportiv/