image Vëllau i policit special të arrestuar, i përfshirë në veprimtari penale

Siguri

Dosje/ Vëllau i policit special të arrestuar, i përfshirë në veprimtari penale

news image

Polici i Njësisë Speciale Operative, Ajet Keqolli, që u arrestua sot në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “Detyrim”, nuk është i vetmi nga familja e tij e ngushtë që ka probleme me ligjin.

Burime të Gazetës Sinjali në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, bëjnë me dije se një vëlla i tij është i dënuar për një vepër të rëndë penale.

Vëllai i policit (emër i njohur për redaksinë), ishte dënuar për grabitje të armatosur, mëson Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Zyrtari policor, Ajet Keqolli u arrestua sot bashkë me qytetarin N. SH, të dyshohet se kishin kërkuar 30 deri në 35 mijë euro nga viktima R. A (emër i njohur për redaksinë) për t’ia nxjerrë banesën që e kishte blerë nga një suharekas, por që nuk kishte arritur ta posedonte e shfrytëzonte asnjëherë.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga U.D i kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës së shtunë.

Nuk dihet nëse prokuroria do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast…

/Gazeta Sinjali/