image Vëllai rrah motrën në Gjakovë, arrestohet nga policia

Siguri

Vëllai rrah motrën në Gjakovë, arrestohet nga policia

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje mbetet shqetësues në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur me 21 dhjetor në rrugën “Xheladin Hana” në Gjakovë.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se një femër është ankuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Gjithashtu është bërë e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/