image Vëllai nuk po ia hapte telefonin, detaje nga vdekja e dyshimtë e 41-vjeçarit në Pejë

Kosovë

Policia/ Vëllai nuk po ia hapte telefonin, detaje nga vdekja e dyshimtë e 41-vjeçarit në Pejë

news image

Një person me inicialet L.R. (emër i njohur për redaksinë) është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 22:30 në dhomën e shtëpisë së tij në rrugën “Agush Gjoci” në Pejë.

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se bëhet fjalë për një 41 vjeçar, vdekja e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Policia e Pejës ka bërë të ditur sot se është dashur intervenimi i tyre për të hyrë brenda shtëpisë ku ndodhej i vdekur 41-vjeçari. Vëllai i viktimës ka raportuar në Polici se L.R. nuk po i përgjigjej në telefon rreth dy orë para se ai të gjendej i vdekur.

“Njoftoheni se më datë 22.12.2019 rreth orës 20:26 një ankues, ka kërkuar ndihmën e Policisë në rrugën, ’Agush Gjoci’ në Pejë, pasi që aty ka shtëpinë dhe se shtëpia e tij ishte e mbyllur dhe dritat e ndalura. Ankuesi ka shprehur shqetësim për vëllain e tij i cili ka qenë duke banuar në shtëpi dhe nuk po i përgjigjej në telefon”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Siç njofton Policia, në trupin e pajetë të 41-vjeçarit nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime.

Përpos ekipit mjekësor që ka konstatuar vdekjen, në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Prokurori i shtetit, i cili
mbrëmë dhe sot ka udhëhequr trajtimin e rastit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes.

Për t’i sqaruar rrethanat, ky rast i cilësuar si hetim i vdekjes është duke u hetuar nga hetuesit rajonal në Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit. /Gazeta Sinjali/