image Vëllai i policit Shaban Hajdari me fjalë rrëqethëse: "Ah bre Shaban"

Kosovë

Vëllai i policit Shaban Hajdari me fjalë rrëqethëse: “Ah bre Shaban”

news image

Vdekja e zyrtarit të NJRSh-së, Shaban Hajdari, ka lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

35-vjeçari nga Prizreni, i cili u gjet i pajetë pranë varrezave të fshatit Morinë në Kukës, është kujtuar me dhimbje nga vëllai i tij, Egzoni, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook.

“Ah bre Shaban, o krahu im i djathtë, pse më le?”, ka shkruar vëllai i të ndjerit, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes tragjike të zyrtarit policor nga Prizreni janë ende duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/