Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës.
Sinjali mëson se viktima është Bekim Ugzmaili 52-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:06 e që si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar.
Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!