image Vëllai i personit që u mbyt në Drenas: Shoferi refuzoi ta ndihmonte

Kosovë

Vëllai i personit që u mbyt në Drenas: Shoferi refuzoi ta ndihmonte

news image

Agim Dvorani, mërgimtar që kishte ardhur për pushime në Kosovë të hënën ka mbetur i vdekur pas një aksidenti në Drenasi. Vëllai i familjarit ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se shoferi që goditi Dvoranin refuzoi t’i jepte ndihmë ati.

Vëllai i të vdekurit ka thënë se rasti ka ndodhur teksa ata kanë qenë duke kaluar rrugën. Ka thënë për Klan Kosovën se vetura kishte qenë me shpejtësi prej 150km/h, ndërsa sipas tij, shoferi ka refuzuar t’i jepte ndihmën e parë.

“Jemi kanë duke e kaluar asfaltin, me dal në trotuar, ndërkaq shoferi u kanë përmbi 150 [kilometra në orë] me siguri, edhe e ka godit. Ai [shoferi] njëherë u ndal. I kam thanë: ‘Ama ndihmën e parë se e mbyte’. Ai më tha: ‘Jo, se jam me udhëtar’. Aty e kam humb durimin edhe e kam sharë”, ka thënë vëllai i të ndjerit.