image Vëllai i Sadio Mane te skuadra e Superligës së Kosvoës

Futboll

Vëllai i Sadio Mane te skuadra e Superligës së Kosvoës

news image

Sadio Mane-n e njeh thuajse çdo tifoz i futbollit.

Senegalezi luan për 19-herë kampionët e Anglisë, Liverpool-in.

Në karrierë, ai ka fituar shumë trofe të mëdhenj, madje duke u inkuadruar në listën e ‘top 5’ favoritëve për çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë.

Por, deri sa Sadio luan në Premierligë, vëllai i tij, Malick, do të bëhet pjesë e Superligës së Kosovës.

Malick Mane, 32-vjeçar, është duke u stërvitur me Drenicën, dhe sipas të gjitha gjasave, ai do i bashkohet klubit kosovar për sezonin e ardhshëm.

Së fundmi, Malick Mane ka luajtur me Laçin, në Kategorinë Superiore.

Ai ka luajtur edhe në Suedi, Norvegji, Kazakistan dhe Kinë.

Në karrierën e tij profesionale, Mane ka shënuar 79 gola dhe ka dhuruar 37 asistime.

Vëllai i madh i Sadio-s, tani do të testoj stadiumet kosovare, dhe jetën do ta kaloj në Skenderaj.

Ai njëkohësisht do të bëhet edhe lojtari më i shtrenjtë i Superligës, pasi vlerësohet 350 mijë euro. /Gazeta Sinjali Sporti/