image Vëllai i Ahmet Krasniqit: Familja jonë nuk aderoi në PDK

Kosovë

Demanti/ Vëllai i Ahmet Krasniqit: Familja jonë nuk aderoi në PDK

news image

Vëllai i Ahmet Krasniqit, veprimtarit të shquar nga Vushtrria, Bexhet Krasniqi, ka përgënjeshtëruar raportimet se familja Krasniqi është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje, ai mohon se në partinë e Kadri Veselit ka shkuar edhe familja e veprimtarit tjetër, Aziz Zhilivodës.

Përmes Facebook-ut, Bexhet Krasniqi akuzoi PDK-në se po i përdorë këto familje në kohë fushatash zgjedhore për t’i joshur dhe mashtruar njerëzit.

Reagimit, Bexhet Krasniqi thotë se e ka bërë pas konsultimeve me rrethin e gjerë familjar.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/behxhet.krasniqi.9/posts/2337129866404638