Një 29-vjeçar në Ferizaj e ka rrahur brutalisht motrën e tij. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën “Besnik Osmani”, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima 24-vjeçare e ka telefonuar Policinë, teksa një patrullë ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë se 29-vjeçari e ka sulmuar në mënyrë brutale motrën, duke e goditur disa herë mbrapa kokës. Ai më pas e ka kapur për flokë dhe e ka përplasur në tokë 24-vjeçaren.
Për shkak të lëndimeve të marra, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Vëlla e motër janë intervistuar nga Policia e Ferizajt, ku i pranishëm ishte edhe prokurori kujdestar.
Prokurori ka vendosur që 29-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti i është lënë hetimeve për procedura të mëtejme. /Gazeta Sinjali/