image Veliu thotë së serbët në Kosovë nesër e ndërpresin mësimin

Kosovë

Deklaratë/ Veliu thotë së serbët në Kosovë nesër e ndërpresin mësimin

news image

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu ka thënë se shkollat serbe do të zbatojnë vendimin e Qeverisë Kurti për ndërprerjen e mësimit për shkak të koronavirusit.

Veliu këtë e ka konfirmuar në mbledhjen e qeverisë, ku ka thënë se ka biseduar me akterë të ndryshëm për t’i bindur serbët që të marrin parasysh vendimet shtetërore.

“Unë sot e kam takuar Dalibor Jevtiq (ministri i Srpska-s) me të cilin kam biseduar për zbatimin e vendimit që është marrë dje nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Mendoj se nuk do të ketë nevojë që të dërgohen forcat policore në shkollat serbe. Kam biseduar me drejtorin e policisë. Prej nesër shkollat nuk do të punojnë”, ka thënë ai në mbledhje.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) është njoftuar se në disa komuna të Kosovës të banuara me popullatë shumicë serbe, vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës nuk është duke u respektuar. 

MASHT-i u ka bërë thirrje të gjitha drejtorive për arsim në këto komuna që të marrin masa të menjëhershme që ndërprerja e procesit të mësimit të zbatohet konform vendimit të Qeverisë./Gazeta Sinjali/