image Veliu sot mban takimin e parë rreth Planit të Reagimit Kombëtar

Kosovë

Veliu sot mban takimin e parë rreth Planit të Reagimit Kombëtar

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dy muaj pas aktivizimit të Planit të Reagimit Kombëtar po synon që nëpërmjet tij ta marrë përgjegjësinë kryesore për koordinimin e operacioneve qendrore brenda Kosovës për t’iu përgjigjur situatës së krijuar me COVID–19.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë javës së kaluar kishte kërkuar pajtim mes kabinetit qeveritar për të aktivizuar këtë plan. Ky proces ishte në fuqi që nga marsi i vitit të kaluar.

Për ta funksionalizuar në tërësi planin, grupi punues i kryesuar nga Veliu takohet sot në orën 14:00, në ndërtesën e Qeverisë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator i Grupit Ndër- Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI), z. Agim Veliu, do të mbajë takimin e radhës me përfaqësues të këtij grupi për të diskutuar rreth situatës aktuale me pandeminë COVID-19”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Gazeta Sinjali