image Veliu për aksionin ‘Pika’: Sveçla mos të krekoset për merita, ishte planifikuar moti

Politikë

Veliu për aksionin ‘Pika’: Sveçla mos të krekoset për merita, ishte planifikuar moti

news image

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është deklaruar rreth aksionit ‘Pika’ që u ndërmor të hënën nga Inspektorati Policor dhe Prokuroria e shtetit, ku 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë përfunduan në pranga.

Veliu ka përshëndetur këtë aksion, për të cilin ka thënë se ka filluar shumë herët dhe sipas tij, nuk ka asnjë lidhje me ministrin aktual të Brendshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se nuk ka vend për marrjen e meritave, duke u shprehur se meritat i kanë institucionet që e kanë obligim ligjor e kushtetues ta bëjnë këtë punë.

“Aksionet e tilla ka pasur më herët, sigurisht e përshëndes këtë aksion të Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë së shtetit sepse Policia e Kosovës ka kohë që vlerësohet si institucion shumë i besueshëm dhe është mirë që brenda për brenda institucionit të luftohet  çfarë do lloj krimi qoftë ai. Këtu nuk bisedohet për merita sepse meritat janë të institucioneve që e kane obligim ligjorë e kushtetues ta bëjnë këtë punë. Ndërsa, ky aksion ka filluar shumë herët edhe bash asnjë lidhje ministrin aktual të Punëve të Brendshme në këtë punë nuk e ka, dmth nuk e ka asnjë meritë, nuk ka pse të krekoset, po e them kështu hapur”, ka thënë ai për Periskopin.

Ndryshe, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për 25 prej të arrestuarve, ndërsa vendimi për të tjerët pritet të merret sot.

/GazetaSinjali/