Ish-kryetari i Komunës së Podujevës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka takuar kryetarët e nëndegëve të LDK-së në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Veliut, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, subjekti në të cilin është ai, do të rikonfirmohet si forca kryesore politike në vend.
“Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike. Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës”, shkroi Veliu në Facebook.
Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe…
Posted by Agim Veliu on Saturday, December 26, 2020