image Veliu për zgjedhjet e ardhshme në Podujevë: Kthimi i LDK-së nuk ka alternativë

Politikë

Veliu për zgjedhjet e ardhshme në Podujevë: Kthimi i LDK-së nuk ka alternativë

news image

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu ka thënë se subjekti i tij politik do të rikthehet në këtë komunë në zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Veliu, pas fitores së VV-së në Podujevë, përmes një postimi në Facebook, u shpreh se vitin e ardhshëm LDK do të dalë me një program të ri politik.

“Shumë shpejt ne do të dalim me një program të ri politik, i cili parasheh kthimin e LDK-së në qeverisjen lokale në Podujevë dhe adresimin e të gjitha nevojave të komunës dhe qytetarëve. LDK-ja është shtëpia e të gjithë llapjanëve, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave, mësimdhënësve, mjekëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, bujqve, të moshuarve etj. Ne kemi bashkëjetuar dhe kemi udhëhequr komunën drejt fitoreve të njëpasnjëshme për 20 vjet”, shkroi Veliu.

Po ashtu, ministri i MPB-së, Veliu theksoi se kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë.

“Vitin e ardhshëm beteja e re politike do të na gjej më të përgatitur, më unik dhe më të fortë se kurrë. Kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë”, ka shkruar ai.

/Gazeta Sinjali/