image Veliu ia kthen Selimit: Unë i mbaj mustaqet po i pafytyrë si ti nuk jam

Politikë

Veliu ia kthen Selimit: Unë i mbaj mustaqet po i pafytyrë si ti nuk jam

news image

Si në çdo seancë të Kuvendit të Kosovës edhe në këtë të sotmen ka eskaluar debati mes ministrave dhe deputetëve.

Disa replika sapo ndodhën mes ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe Shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi.

Selimi i ka thënë Veliut se është i paaftë dhe se është shkarkuar për shkak të paaftësisë dhe “jo mustaqeve që i mban”, ndërsa ky i fundit i tha shefit të GP-së së LVV-së se është i pafytyrë.

“Unë i mbaj mustaqet po i pafytyrë si ti nuk jam”, i tha Veliu Selimit në Kuvend, transmeton Gazeta Sinjali.

Më pas, deputetja e LDK-së Besa Gaxherri e ka lutur ministrin Veliu që të mos bie në provokime.

“Mos bjer në provokime të nivelit të tyre, të lutem ministër”, tha Gaxherri.

Më pas Selimi mori fjalën dhe i tha ministrit Veliu se “mundesh me fsheh diçka po paaftësinë nuk mundesh me fsheh”. /Gazeta Sinjali/