image Veliu flet për të ardhmen e tij: Ofertat që më kanë ardhur do t’i shqyrtojmë bashkërisht me klubin

Futboll

Veliu flet për të ardhmen e tij: Ofertat që më kanë ardhur do t’i shqyrtojmë bashkërisht me klubin

news image

Super talenti i Llapit, Valmir Veliu pritet që sezonin e ardhshëm të luaj në ndonjë ligë evropiane.

Trajneri, Tahir Batatina ditë më parë ka konfirmuar se Veliu do të transferohet në ndonjë skuadër evropiane gjatë merkatos verore, transmeton Gazeta Sinjali.

Rreth të ardhmës së tij, Veliu ka folur për Sinjalin Sportiv.

‘Për momentin jam i fokusuar ne klubin FC Llapi mirëpo ofertat qe kanë ardhur do t’i shqyrtojmë bashkërisht me klubin qe te bëjmë një zgjedhje sa më të mirë kurse sa i përket ofertave konkrete me kohë do të informoheni’, u shprehë Veliu fillimisht.

Tutje ai tregoi se shpreson që skuadra e Llapit të kualifikohet në garat evropiane.

‘Me padurim pres rifillimin e kampionatit. Përderisa matematikisht na jepet mundësia te luftojmë për plasman sa më të lartë shpresojmë në kualifikim në garat evropiane’, tha talenti i Llapit.

Në fundi, ai tregoi se gjatë kohës së karantinimit nuk është ndalur së stërvituri për asnjë moment dhe se shpreson që të ketë formën më të mirë që ta ndihmoi ekipin e tij.

‘Gjatë kohës së pandemisë kam punuara  vazhdimisht dhe nuk jam ndalur as një ditë dhe shpresoj që të kem një formë sa më të mirë që t’i ndihmoj klubit në arritjen e objektivave’, përfundoi Valmir Veliu.

Llapi për momentin gjendet në pozitën e gjashtë me nëntë pikë larg vendit të dytë që dërgon në gara evropiane.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 11 gjiro për t’u zhvilluar./Gazeta Sinjali/