image Veliu flet për mega-operacionin në Karaçevë, paralajmëron vazhdim të aksionit

Siguri

Veliu flet për mega-operacionin në Karaçevë, paralajmëron vazhdim të aksionit

news image

Ministri i Punëve te Brendshme, Agim Veliu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur për aksionin në Karaçevë të Kamenicës ka thënë se mund të ketë vazhdim të aksionit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në lidhje me këtë rast hetimet vazhdojnë ende dhe mund të ketë vazhdim të aksionit edhe në ditët në vijim”, tha Veliu.

Më tej, ai njoftoi kabinetin qeveritar se në operacion kanë marrë pjesë 317 zyrtarë policor.

“30 persona janë të ndaluar sepse i është caktuar masa e paraburgimit. Janë sekuestruar 220 aparate të lojërave të fatit, gjashtë kompjuterë, kafshë, armë me gaz. Janë rrënuar 13 objekte me përkrahjen e komunës së Kamenicës”, tha Veliu.

Në mbrëmjen e së premtes në Karaçevë të Kamenicës janë rrënuar kazinotë ilegale të cilat po ushtronin veprimtaritë e tyre. Në këtë aksion u arrestuan 35 persona, nga ta edhe zyrtarë policorë. /Gazeta Sinjali/