image Kryesindikalisti i Policisë: Inspektorati Policor të mos bëjë arrestime spektakolare - Sinjali

Kryesindikalisti i Policisë: Inspektorati Policor të mos bëjë arrestime spektakolare

news image

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë kryer sot aksionin “Pika 2” ku janë arrestuar 26 zyrtarë policorë, të cilët dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Lidhur me këtë aksion ka folur edhe kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Ai ka thënë se si Sindikatë nuk duan të përzihen në hetimet e rastit, por ka thënë se kanë vërejtje në disa veprime të IPK-së.

Imeri ka thënë se secili zyrtar policor që bën veprim penal e përfaqëson vetëm individin dhe jo institucionin, teksa ka kërkuar nga IPK-ja të jetë më e kujdesshme kur bëhet fjalë për këto aksione.

Sipas tij nga aksioni paraprak diku rreth 20 zyrtarë policorë janë liruar në procedura të tjera.

Ai ka thënë se nëse ata dalin të pafajshëm dikush do të duhej të shkonte në përgjegjësi, sepse nëse qoftë vetëm nëse një zyrtar policor del i pafajshëm atij i ka humbur integriteti policor, derisa po dëmtohet edhe imazhi i institucionit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin