image Vuçiq për aksionin "Brezovica": Qëllimi është të mos mund të qëndrojnë serbët në jug të Kosovës

Rajon

Vuçiq për aksionin “Brezovica”: Qëllimi është të mos mund të qëndrojnë serbët në jug të Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për disa tema e në mesin e tyre ishte edhe aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në 7 lokacione të ndryshme në Shtërpcë, përfshirë këtu edhe objektin e Komunës së strukturave paralele atje.

Vuçiq ka thënë se për këtë rast nuk pret ndonjë reagim nga komuniteti ndërkombëtar, shkruan Tanjug.

Ai ka shtuar se qëllimi i Prishtinës ka qenë që të pastrojnë famullinë e Siriniqit, në mënyrë që jugu i Kosovës të jetë i lirë nga prania e serbëve.

Qëllimi i tyre është të pastrojnë famullinë e Siriniqit, në mënyrë që serbët të mos mund të qëndrojnë në jug të Kosovës. Dhe gjithçka fshihet pas shqetësimit të rremë për ndershmërinë në menaxhimin e Brezovicës”, ka thënë lideri serb Vuçiq. 

/GazetaSinjali/