Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka uruar shqiptarëve 110-vjetorin e Pavarësisë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Facebook, Veliaj ka përzgjedhur një shprehje nga Ismail Qemali për ta uruar këtë festë.
“Tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije, Atdhenë tonë të Lirë”, shkroi Veliaj në Facebook.
Postimi i plotë
“110 VJET PAVARËSI – GËZUAR DITËN E FLAMURIT. “… tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije, Atdhenë tonë të Lirë…” – Ismail Qemali”.