image Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare, shprehet e emocionuar
[wp-story id="814678"]

Bota e Yjeve

Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare, shprehet e emocionuar

news image

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot ka pritur në takim këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, të cilës i është dhënë nënshtetësia e Shqipërisë.

Në këtë takim kryebashkiaku Veliaj, u shpreh se ka diskutuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku thotë se ka kërkuar nga ai që të bëhet liberalizimi dhe komplet dhënia e pasaportave për Kosovën.

“Unë i propozova edhe Presidentit, i kam thënë edhe Edit, ne duhet me i liberalizu komplet dhënien e pasaportave për Kosovën”, është shprehur Velija.

Ndërkaq, Dua është shprehur e emocionuar për koncertin që do e mbajë nesër.

“Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm“, tha Dua.

Më herët, Dua u mirëprit nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili vlerësoi thjeshtësinë e saj.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë”, tha Begaj.

Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj.

Kujtojmë që Dua do të performojë në sheshin Skënderbej nesër më 28 Nëntor. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.

/GazetaSinjali/